Braçe: Qytetarët, nesër përpara KQZ-së

17/05/2011 20:10

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka deklaruar se deputetët e PS-së do të vijojnë të jenë edhe nesër në mbledhjen e parashikuar të KQZ-së ku, sipas tij, duhet të diskutohet për çertifikimin e rezultatit për kryetar bashkie në Tiranë.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen nesër në orën e 09:00 përpara KQZ-së për të marrë pjesë në këtë mbledhje të KQZ-së.

“Përsa kohë KQZ-ja nuk po mblidhet dhe do të mblidhet nesër, ne do të jemi këtu edhe nesër për të asistuar në një mbledhje të rregullt të KQZ-së dhe do të marrim pjesë në atë mbledhje ku duhet të dalë ajo që shqiptarët kanë parë, fitorja e Edi Ramës. Bashkë me ne nesër do të jete çdo shqiptar që do të vijë këtu duke filluar nga ora 9 e mëngjesit që edhe ata të ndjekin këtë mbledhje të hapur të KQZ-së”, theksoi Braçe.

“I bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm që të paraqitet kështu bashkë me ne nga ora 9-9:30 për të asistuar në këtë mbledhje të KQZ-së”, theksoi Braçe.

Ai theksoi se një numër i madh i forcave speciale janë duke ardhur nga rrethe të tjera të Shqipërisë dhe do t’i bashkohen edhe forcave të shumta që gjenden përreth ndërtesës së KQZ-së.

Top Channel