Votat që ngatërruan kuti

16/05/2011 20:00

Tashmë është bërë e qartë se rezultati final për Tiranën do të presë edhe kontestimet e kandidatit Basha në KQZ, por edhe interpretimin e kërkesës për marrjen në konsideratë të votave për kryetarin e bashkisë që janë gjendur në kutitë e tjera.

Ligjshmëria ose jo e këtyre fletëve është cështja që do të shqyrtohet nga anëtarët e KQZ. Socialistët mendojnë se ato janë të pavlefshme, bazuar kjo edhe në një precedent të prodhuar po nga vetë KQZ në vitin 2007, kur këto vota u konsideruan të pavlefshme.

“Pikën 3 të kodit, në rast se grupi i numëruesve gjatë numërimit gjen fletë të hedhura në kutitë e gabuara, njoftohet KZQV. Kjo shënohet në librin e protokollit. Në momentin që është mbyllur një numër votash të një kutie, në kutinë tjetër ndodheshin kuti që i takonin kësaj. Si do ta zgjidhim? Ta konsiderojmë të pavlefshme dhe i biem shkurt problemit”, deklaroi kryetari i atëhershëm i KQZ-së, Clirim Gjata.

“Këtë e zgjidh ligji. Pas kësaj del problemi se cili do të jetë vendimi i komisionit, këtë e di komisioni. Nëse ka kontestime, zarfi është i zgjedhur”, tha atëherë komisioneri demokrat Njazi Kosovrasti. “Nuk miratohet, rrëzohet”, dha Gjata vendimin përfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA