Tiranë, grabitet me dhunë kambisti

16/05/2011 21:30

Tre persona të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmjen e sotme një kambist, pranë shkollës së mesme “Partizani”, në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave kambisti është goditur me mjete të forta nga agresorët, të cilët i kanë grabitur 6 milionë lekë të vjetra.

Sipas burimeve, personi i lënduar është dërguar për mjekim në spital, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes së dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA