Skënderbeu kampion pa trofe

16/05/2011 20:25

Flamurtari mundi 1-0 në javën e fundit të Superligës kampionët e saposhpallur të Skënderbeut, një fitore që më shumë se statistikore ka vlera morale për skuadrën e Maganit.

Por si asnjëherë tjetër, trofeu i kampionit për Skënderbeun nuk është dorëzuar në Vlorë në ndeshjen e fundit, duke shtuar anomalitë e këtij kampionati shumë të diskutueshëm.

Të vetmin trofe simbolik të përgatitur nga vetë ata, e kanë ngritur vlonjatët, të cilët pretendojnë se janë ata kampionët e vërtetë të Shqipërisë.

Irritimi i tifozerisë vlonjate ka qenë i pranishëm gjatë të gjithë ndeshjes, me sharje ndaj drejtuesve të FSHF-sw dhe të Skënderbeut dhe hedhje të sendeve të forta në fushë.

Java e fundit ka vendosur që bashku me Elbasanin të zbresë një kategori më poshtë edhe Besa.

Kavajasit kanë mundur 3-2 Tiranën, fitore kjo që nuk i ka mjaftuar atyre të përmirësojnë golavarazhin.

Kampionia e sezonit të kaluar, Dinamo është mundur 4-3 në Krujë nga vendasit duke zbritur në vendin e 10.

Kastrioti siguron kështu qëndrimin mes 12 më të mirave, ndërkohë që kryeqytetasit do të luajnë ndeshjen “play out” me Besëlidhjen.

Skuadra tjetër që do të luajë “play out” është edhe Shkumbini, kundërshtarët e të cilëve do të jetë ekipi i Mamurrasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA