Drejtuesit e komisariateve policore në veri të Kosovës janë lëvizur nga postet e tyre për t’u vendosur në detyra të tjera.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ndryshimet janë bërë nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me misionin EULEX.

Sipas burimeve, ato kanë përfshirë komisariatet në Zvecan, Zubin Potok, Leposavic, si dhe pikat kufitare 1 dhe 31.

“Asnjë prej tyre nuk është larguar nga puna, vetëm u janë ndërruar vendet”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Top Channel