Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të ish-luftëtarëve të UCK-së ka vendosur të mos i përgjigjet thirrjes së prokurorisë së EULEX për të marrë në pyetje 7 anëtarë të tij.

Drejtues të Këshillit kanë kërkuar që të miratohet sa më shpejt ligji për kategoritë e dala nga lufta, si dhe kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave.

Sipas anëtarit Ylber Selmani, urdhër-arresti për 7 ish-luftëtarët është lëshuar për shkak të një proteste të zhvilluar në korrik të vitit 2009.

“Nuk pajtohemi në asnjë mënyrë me veprimet e misionit evropian në Kosovë, që ka për qëllim njollosjen e vlerave të luftës”, ka deklaruar Selmani.

Top Channel