Femijët, shumë kohë para ekranit

16/05/2011 15:45

Të paktën 58% e fëmijëve nën moshën 6 vjec kalojnë më shumë se 3 orë
para televizorit. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë
kryer një studim në 24 rrethe të vendit, ku ka rezultuar se këta fëmijë
janë më pak socialë dhe e kanë të vështirë të krijojnë miqësi me
bashkëmoshatarët e tyre, duke qëndruar brenda një bote të mbyllur.

Ata qe duhet te tregojne kujdes jane prinderit te cilet ne jo pak raste lene per nje kohe te gjate femijet para ekranit pa i kontrolluar. Psikologet mendojne se femijet nuk duhet te kene televizor ne dhomat e tyre, pasi kjo i vjedh kohen e lojes.

“Fëmijët qe e kalojne kohen para televizorit kanë më shumë problem me komunikimin. Prindërit duhet të jenë të pranishëm gjatë kohës që ata shohin televizor, për t’i treguar se ajo që ndodh në ekran nuk është jeta reale”, shpjegon Aulona Zotaj, specialiste.

Edhe adoleshentet kalojne nje kohe te gjate para ekranit dhe ne internet, gje që vec demtimit te syve, i shkeput edhe nga libri.

Top Channel