Nesër dhe pasnesër në Bruksel do të zhvillohet raundi i katërt i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për cështjet teknike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave temat kryesore që do të preken në këtë takim janë fati i të pagjeturve dhe trashëgimia kulturore.

Sipas burimeve, pala kosovare në këtë raund do të përfaqësohet si zakonisht nga shefja Edita Tahiri, këshilltarët e saj dhe përfaqësues të institucioneve që lidhen me temat e mësipërme.

Lidhur me bisedimet negociatori serb Borko Stefanovic zhvilloi javën e kaluar një vizitë në Prishtinë, e cila u vlerësua si e rëndësishme nga faktori ndërkombëtar.

Top Channel