Berisha: Tirana votoi blu; presim rezultatin e KQZ-së

16/05/2011 13:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Tirana votoi blu, por theksoi se
do të presë rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mësuar
emrin e fituesit për kryetarin e ri të bashkisë.

“Unë nuk shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike do të qëndrojmë në mënyrë të vendosur prapa cdo vote të qytetarëve. Tirana votoi blu, sepse fushata ketu u drejtua me shkallen me te larte te qytetarise, nga kandidati i Aleances per Qytetarin”, tha Berisha

Sipas tij, cdo përpjekje për të cënuar të drejtën e ankimimit është goditje në zemër të sistemit.
 
Kreu demokrat theksoi se në këto zgjedhje qytetarët mbështetën të djathtën dhe premtoi ne emër të qeverisë se reformat e ndërmarra do të vijojnë për ta kthyer Shqipërinë në një kopsht.

Po ashtu kreu demokrat akuzoi kundërshtarin e tij Edi Rama se përdori fjalë të pakëndshme ndaj tij dhe koalicionit të djathtë, ndërsa ai vetë iu shmang cdo lloj etiketimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA