Barcelona, Abidal: Jeta ime ka ndryshuar

16/05/2011 21:50

“Kur të ndodhin gjëra të tilla, jeta të ndryshon në një minutë”. Këtë ka shpjeguar në Barça Tv futbollisti francez i skuadrës spanjolle Eric Abidal, i operuar në mars për një tumor në mëlçi.

“Karakteri im dhe mënyra e të jetuarit të jetës tani kanë ndryshuar”, ka shtuar futbollisti.

Abidal është kthyer në fushë pas një muaji e gjysmë për të luajtur pak minuta nga fundi i gjysmëfinales së Champions mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, dhjetë ditë më parë dhe dje ka luajtur për pothuajse një orë në ndeshjen me Deportivo La Coruna.

Top Channel