Aksident rrugor në Elbasan, 5 të plagosur

16/05/2011 16:35

Aksident me pasojë plagosjen e 5 personave në aksin Librazhd-Elbasan, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur kur një makinë tip fuoristradë me targa TR 5421 T është përplasur me një kamioncinë me targa LB 1765 A.

Të plagosur kanë mbetur Marios Piterzani, Mektor Belba, Ramazan Aksanai, Burim Hakani dhe Enion Mekshi. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të gjetur rrethanat e aksidentit.

Top Channel