Vlora çel sezonin turistik
15/05/2011 15:50
Në qytetin e Vlorës është çelur zyrtarisht sezoni turistik. Bashkia e Vlorës ka përgatitur një sërë eventesh, të shpërndara në disa zona të qytetit ku kanë performuar grupe të ndryshme.
Grupet e motoristeve ishin vendosur në zonën e Skelës, ku më pas u zhvillua edhe nje koncert.
Për këtë ditë kanë performuar edhe parashutistët dhe është vijuar me koncerte të ndryshme.
Dhjetra qytetarë kanë qenë pjesë të këtij aktivitetit që shënon çeljen e sezonit turistik në një nga qytetet më të rëndësishme.
Top Channel