Tabela për Tiranën, KQZ shtyn vendimin

15/05/2011 21:45

Edhe në mbledhjen e orëve të mbrëmjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë vendim përsa i përket tabelave përmbledhëse të zgjedhjeve në Tiranë.

KQZ vendosi që kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e një vendimi për tabelën përmbledhëse ta shqyrtojë paraditen e së hënë, pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve socialistë për daljen e një vendimi qysh sonte.

KQZ shqyrtoi një sërë kërkesë-ankimesh të dërguara nga individë dhe subjekte politike që morën pjesë në zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA