Shuhet aktorja Ferial Alibali

15/05/2011 20:30

Një ditë më parë është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare aktorja e njohur shqiptare, Ferial Alibali, intepretuese e një sërë roleve në teatër e kinematografi.

Në moshën 19 vjeçare ajo filloi karrierën e saj artistike në Teatrin Profesionist të Korçës. Nga viti 1953 e deri më 1975 Ferial
Alibali aktroi në Teatrin Kombëtar të Tiranës, ku interpretoi mbi 50 role të ndryshme, si ato te Nastjas, Zogës, Drandes, Mirës, Nices e Hajries.

Ne kinematografi ka marrë pjesë në një sërë filmash, mes të tjerësh edhe tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”.

Denimi politik i bashkëshortit të aktores, bëri që karriera e saj të ndërpritej pas vitit 1975. Znj. Alibali është dekoruar nga Presidenti i Republikës me disa urdhëra dhe medalje për meritat e saj artistike.

Presidenti Topi u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të artistes, ku mes të tjerash thuhej se me pesëdhjetë rolet në teatër dhe portretizimet e saj kinematografike Ferial Alibali përcolli ndjeshmërinë e një artististeje të rrallë dhe se rolet e saj do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm të artisteve të reja me ndjenjat më të forta të dashurisë për skenën, ekranin dhe artin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA