Një nga kushtet kryesore që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është të arrijë rezultate konkrete në dialogun e nisur me Kosovën.

Agjencia e lajmeve “AFP” raporton se kjo është konfirmuar nga komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle, gjatë një interviste dhënë televizionit privat serb, B92.

Një kusht tjetër është marrja e një raporti pozitiv nga kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Bramertz, për përpjekjet e Beogradit në arrestimin e dy të kërkuarve Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic.

Gjatë kësaj interviste Fyle ka paralajmëruar Serbinë se po i përfundon koha dhe se duhet që të shpejtojë reformat e nevojshme që të marrë statusin e kandidatit për në BE.

Top Channel