Betejë detare me trafikantët

14/05/2011 21:40

Policia italiane, në bashkëpunim me policinë e Vlorës, kanë bllokuar gjatë mesnatës pas disa orëve ndjekjeje në det një skaf në bordin e të cilit ndodhej një ngarkesë prej 431 kilogramë lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit ngarkesa u bllokua në Bari, ndërkohë që pas kontrollove në zonën Marina di Novale në afërsi të ishujve joniane u sekuestrua edhe një mjet tjetër lundrues e cila kishte realizuar transport klandestinësh nga Greqia.

Sipas policisë, operacioni u krye pas shkëmbimit të informacionit mes organeve policore shqiptare dhe italiane.

Njoftimi zyrtar thotë se mjeti lundrues u konstatua në mesnatë nga qendra ndërinstitucionale detare në Durrës, teksa ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Policia përforcoi shërbimet në det dhe në tokë dhe gjatë gjithë vijës bregdetare duke vënë në lëvizje policitë kufitare të Vlorës dhe Durrësit.

Në ndjekje të mjetit lundrues pas konstatimit të tij janë vënë në shërbim të Delta Force të Vlorës dhe mjetet e Guardia di Finanza.

Gjatë këtij operacioni mësohet të jenë angazhuar edhe autoritetet policore greke dhe italiane.

Mjeti lundrues është me gjatësi 5 metra me motor 80 kuaj fuqi në bordin e të cilit u bllokua kanabis sativa.

Zyrtarisht Policia e Shtetit thotë se po hetohet me autoritetet italiane për këtë rast.

Ndërkohë policia italiane ka vijuar kontrollet dhe më pas ka zbuluar edhe një tjetër gomone, 12 metra të gjatë, me dy motorë me nga 250 kuaj fuqi, e cila kishte realizuar transport klandestinësh nga Greqia.

Policia njofton se për këtë rast u kap edhe një skafist grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA