Fqinjësia e mirë, integrimi evropian dhe gjetja e zgjidhjeve për
cështjet teknike kanë qenë temat e diskutuara dje në takimin
Stefanovic-Tahiri, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e Tahirit përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se dy negociatorët kanë kërkuar zgjidhjen e problemeve.

“Kosova angazhohet për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal dhe mbi këto baza ka hyrë në bisedimet me Serbinë”, ka deklaruar Tahiri.

Në komunikatë citohet edhe Stefanovic, i cili ka falenderuar zonjën Tahiri për takimin dhe ka shprehur gatishmërine për vijimin e dialogut teknik.

Top Channel