Matthew Perry merr “pushime”

13/05/2011 18:00

Matthew Perry do të shtrohet në një klinikë rehabilitimi për tu përqendruar më shumë në jetën e tij të re që parashikon të qenit esëll.

Ish-protagonisti i serialit Friends, i cili ka luftuar me varësinë e tij ndaj qetësuesve dhe alkoolit në të kaluarën, ka ndërmend të marrë 1 muaj pushim nga puna me serialin Mr.Sunshine si një masë që në të ardhmen do të parandalojë probleme të mëtejshme.

41-vjeçari lëshoi një komunikatë ditën e djeshme: “Kam në plan të largohem për një muaj për të vazhduar jetën time pa alkool.”

Zëdhënësi i Perry ka bërë të ditur se aktori deri tani nuk ka hyrë në asnjë klinikë.

Matthew Perry filloi të merrte qetësues pas një aksidenti që pësoi duke bërë ski në 1997.

Gjithashtu, aktori është shtruar në spital në vitin 2001 për shkak të problemeve të tij me pankreasin që erdhën nga pija e tepërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA