Jolie promovon pandën luftarake

13/05/2011 12:00

Aktorja Angelina Jolie ka përqafuar një pandë të madhe në Kanë, për të promovuar filmin e dytë 3D, “Kung Fu Panda”.

Në këtë film bashkëshortja e Brat Pit i jep zë një tigreshe, eksperte të arteve marciale, ndërsa aktori komik Jack Black ia jep pikërisht pandës luftarake, të quajtur Po.

Filmi i parë “Kung Fu Panda”, i cili doli në kinematë e mbarë botës në vitin 2008, korri një sukses të madh dhe arkëtoi 632 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA