Himni i Bob Dylan, kënga më e mirë

13/05/2011 13:10

Himni i vitit 1965 i Bob Dylan, “Like a Rolling Stone”, është vlerësuar si kënga më e madhe e kantautorit nga një grup muzikantësh, shkrimtarësh dhe akademikësh.

Vlerësimi, i publikuar në revistën “Rolling Stone”, u dha në kuadër të 70-vjetorit të Dylan, më 24 maj.

Këngëtarë të tjerë të muzikës rock ishin ftuar të jepnin opinionin e tyre mbi listën prej 70 këngësh.

Lideri i grupit U2, Bono e vlerësoi himnin si “syrin e zi të muzikës pop”, ndërsa Mick Jagger vlerësoi thjeshtësinë e “Desolation Row”.

Kënga 11-minutëshe, që bazohet në tre korda, ishte numri 12 në listën e 70 këngëve të mbledhura nga revista “Rolling Stone” me rastin e ditëlindjes së këngëtarit

Top Channel