Jashtë cdo kontrolli ka qenë gjendja në kryeqytetin grek Athine në orët e mbrëmjes të së enjtes.

Esktremiste te djathte qe sulmonin dhe rrihnin emigrante te huaj nga njera ane, anarkiste qe i merrnin ne mbrojtje dhe perlesheshin me ta nga ana tjeter dhe ne qender, forcat policore qe perpiqeshin, te vendosnin rregullin, ishin pjeset e nje vorbulle te dhunshme ne qender te kryeqytetit grek.

Shkendija qe ka shperthyer kjo vale dhune ndaj te huajve eshte sulmi i nje grupi emigrantesh ndaj nje 44-vjecari grek qe shkonte per te filmuar lindjen e femijes se tij, duke u perpjekur t’i marrin kameren. Me pas e kane gjuajtur me thike pas shpine duke e lene te vdekur ne nje prej shesheve te qendres se kryeqytetit.

Pas kesaj ngjarjeje mbi 2000 vete duke mbajtur flamurin grek dhe duke hedhur sharje ndaj emigranteve te huaj kane protestuar para bashkise se Athines kane sulmuar dhe rrahur emigrante te huaj,jane perleshur me forcat policore dhe anetare te grupeve anarkiste. Policia ka shoqeruar ne rajonet e saj mbi 47 persona ndersa pritet qe ne kete fund jave te kete sulme te reja dhune ndaj emigranteve.

Te pakten 19 persona, prej te cileve 15 te huaj jane cuar ne spitalet e Athines. Nderkohe ne nje pjese tjeter te kryeqytetit ka pasur perleshje midis reparteve speciale dhe grupeve anarkiste te cilat kane protestuar kunder dhunes policore qe u ushtrua gjate greves se pergjithshme te se merkures, ku ka ngelur i plagosur ne gjendje koma nje i ri grek.

Pamjet e disa prej forcave speciale qe qellonin me shkopinj gome dhe shkelma dy te rinj qe ishin rrezuar pertoke te pambrojtur kane bere xhiron e botes.

Partite opozitare kane kritikuar ashper qeverine Papndreu per perballimin e emigracionit ilegal,rritjes se kriminalitetit dhe fenomeneve te dhunes ndaj emigranteve te huaj.

Top Channel