Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, po zhvillon një vizitë
surprizë në Bosnje, vend që ka dështuar në krijimin e një qeverie të re
që prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në tetor të vitit të
kaluar.

Ashton pritet të mbajë takime me zyrtarë të lartë të Bosnje e Hercegovinës, përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Sipas një raporti të përgatitur nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën, Valentin Inzko, vendi është në një rrugë të rrezikshme destabilizimi duke mos pasur një qeveri funksionale dhe duke pasur një ekonomi të bllokuar dhe një sfidë direkte të shkaktuar nga Republika Serbe rreth institucioneve gjyqësore të vendit.

Top Channel