Tërmeti në Spanjë, banorët kalojnë natën jashtë
12/05/2011 10:05
Është 8 të vdekur dhe 170 të plagosur, 3 nga të cilët rëndë, bilanci i tërmetit 5.2 ballë të shkallës Richter.
Lëkundjet kanë goditur dje në mbrëmje qytetin e Lorca, në Murcia, në juglindje të Spanjës, ku mijëra banorë kanë kaluar natën në rrugë për frikën e lëkundjeve të reja.
Në qytet, në ndihmë të popullsisë kanë ndërhyrë, përveçse shërbimit të mbrojtjes civile, me urdhër të kryeministrit Jose Luis Zapatero edhe pothuajse 300 ushtarakë të njësisë së emergjencës së ushtrisë.
Top Channel