Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanovic ka mbërritur në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë.

Ai pritet të takohet me zyrtarë kosovarë, në kuadër të dialogut që nisi në mars në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Mbërritja e tij është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi, e cila ka saktësuar se zyrtari serb po shoqërohet nga njësi policore kosovare.

Kryeministri kosovar Hashim Thaci, duke komentuar vizitën e Stefanovic, ka deklaruar se ajo shënon nisjen e një epoke të re marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo është një fillim i njohjes de jure të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Thaci pas një takimi me të dërguarin e ri të BE, Ferdinando Gentilini.

Top Channel