Pret të lindë vajzë, e vret burri
12/05/2011 11:20
Një grua indiane është rrahur për vdekje nga burri i saj pasi priste vajzë për herë të tretë.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Mail Today”.
Pasi ka lexuar rezultatet e ekografisë nga e cila dilte se gruaja ishte shtatzanë prej 6 muajsh dhe priste vajzë, burri ka dhunuar të shoqen.
Policia e ka vënë në pranga bashkëshortin dhe ka hapur një hetim në lidhje me tregimin e seksit të fëmijës nga mjekët, gjë që në Indi është e ndaluar me ligj.
Top Channel