Përfundon historia Panettiere-Klitschko

12/05/2011 17:40

Vladimir Klitschko dhe Hayden Panettiere i kanë dhënë fund historisë së dashurisë mes tyre pas dy vitesh romancë.

Boksieri kampion bote i peshave të rënda dhe aktorja kanë konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate klasike në këto raste.

“Kemi vendosur të ndahemi, por do të ruajmë respektin për njëri-tjetrin dhe me siguri që do të mbetemi miq të mirë”, lexohet në komunikatë.

Klitschko ka shtuar: “Ja kemi kaluar mirë bashkë, por gjithmonë e më shumë po kuptonim se sa e vështirë ishte të jetonim larg njëri-tjetrit, në dy kontinente të ndryshme.”

Top Channel