16 persona, 10 prej të cilëve policë dhe 6 të tjerët civilë, kanë mbetur të plagosur në Prishtinë gjatë një proteste të organizuar nga lëvizja Vetëvendosje kundër vizitës së negociatorit serb Borko Stefanovic.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave dy nga dhjetë agjentët e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve, situata ka arritur kulmin në momentet kur Stefanovic po takohej me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuci.

Gjithashtu, protestuesit kanë gjuajtur me gurë ndërtesën e qeverisë duke thyer disa nga dritaret e saj, në kohën kur Stefanovic po takohej me negociatoren kosovare, Edita Tahiri.

Në vizitën e tij në Kosovë, negociatori serb shoqërohet nga njësitë policore vendase, të cilat në përfundim të takimeve do ta shoqërojnë në pikën kufitare të Merdares, për të lënë vendin.

Top Channel