Di Caprio dhe Rafaelli ndahen sërish

12/05/2011 18:30

Leonardo di Caprio dhe Bar Rafaelli janë ndarë sërish javën e kaluar.

Pas gjashtë vitesh së bashku dhe pas ndarjes prej 6 muajsh në vitin 2009, kësaj radhe duket se çifti ka kuptuar se nuk janë bërë për njëri-tjetrin.

Një burim i ka treguar gazetës ‘New York Post’ se aktori 36-vjeçar nuk ka pasur ndërmend të martohet. Gjithashtu, Di Caprio dhe Rafaelli gjithmonë i kanë kushtuar shumë rëndësi karrierës së tyre dhe kanë pasur pak kohë për njëri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA