Sillte ters, emigranti hidhet në det
11/05/2011 17:15
Prokuroria e Agrigento, në Itali, ka filluar hetimin mbi një ngjarje që ka ndodhur në Lampedusa, më 1 maj, ku një person është hedhur në det sepse sillte ters.
Në bord ka filluar një sherr, sipas dëshmive të disa emigrantëve, dhe një prej pasagjerëve në mjet u hodh në det nga personat e tjerë.
Ende nuk dihet fati i emigrantit “terssjellës” apo shtetësia e tij.
Top Channel