Nuk u deshën të kalojnë shumë kohë që Kosova të pranojë në vizitë zyrtare, zyrtar të një shteti që përvec se nuk e njeh pavarësinë, edhe e kundërshton ashpër atë.

Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë, shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stevanovic do të pritet nga anëtarët e qeverisë së Kosovës.

Axhenda e takimeve që Stevanovic do të zhvillojë në Prishtinë nuk bëhet publike. Mësohet se ato do të jenë të mbyllura për mediat.

Gazetarët nuk do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje në konferenca për shtyp, sic ndodh zakonisht kur një zyrtar i huaj viziton Kosovën.

Sidoqoftë, burimet qeveritare sqarojnë se ora 14:00 e ditës së premte do ta gjejë zyrtarin serb në takim me zëvendëskryeministren e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.

Teksa qeveria e mban sekrete axhendën e takimeve, policia e Kosovës konfirmon urdhëresën e qeverisë për sigurimin eeksortës së Borko Stevanovic.

Ai do të hyjë në kosovë të enjten, nga pika kufitare Jarinje, apo sicnjihet porta 31 në veri, në orën 10 e 30. Nga urdhëresa e qeverisë për policinë kuptohet se ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit.

Kjo për shkak se në urdhëresë theksohet se, Stevanovic pas takimeve do të shoqërohet nga policia e Kosovës në të njëjtën ditë drejt pikës kufitare në Merdar.

Kjo është hera e parë që pas shpalljes së pavarësisë që një zyrtar serb pritet nga qeveritarët kosovarë dhe e kundërta në ambientet e qeverisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj vizite është vazhdimi i bisedimeve dypalëshe. Në Kosovë ka qëndrime të ndryshme për sa i përket kësaj vizite.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci është deklaruar pro saj, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e ka quajtur vetëm vazhdimësi të dialogut, ndërsa lëvizja Vetëvendosje ofendim për qytetarët.

Top Channel