Zgjedhjet, interes i mediave ndërkombëtare
10/05/2011 15:25
Zgjedhjet lokale në Shqipëri po ndiqen me interes edhe nga mediat ndërkombëtare.
“ANSA” dhe “Corriere della Sera” kanë bërë publike raportin paraprak të OSBE-ODIHR duke theksuar se “zgjedhjet admnistrative të 8 majit në Shqipëri kanë qenë konkurruese dhe transparente”.
Sipas dy mediave italiane, “zgjedhjet janë zhvilluar në respekt të standardeve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, por në një atmosferë shumë të polarizuar dhe mosbesimi nga ana e partive”.
Top Channel