Kelly Brook humb fëmijën

09/05/2011 20:00

Modelja britanike, Kelly Brook, ka humbur fëmijën që priste me Thom Evans, kur ishte në muajin e pestë të shtatzanisë.

31-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital fundjavën e kaluar, por fatkeqësisht mjekët nuk arritën të shpëtonin fëmijën.

“Konfirmoj se Kelly Brook dhe Thom Evans kanë humbur fëmijën që prisnin. Ata kërkojnë që të respektohet privatësia e tyre në këto momentë të vështira. Nuk do të ketë më komente mbi këtë çështje”, tha zëdhënësi i modeles për ‘Daily Mail’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA