Shkodër, ndërpritet votimi në fshatin Kuc

08/05/2011 14:10

Ndërpritet votimi në fshatin Kuc të rrethit të Shkodrës pas largimit të
komisionerëve të Partisë Socialiste, ku komisionerët e majtë janë
larguar nga qendra e votimit për shkak se nuk ndihen të sigurtë në
vijimin e punës.

Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë një padi për komisionerët dhe për deputetin Tom Doshi.

Kandidati i së majtës në komunën Gur i Zi thotë se komisionerët janë të rrezikuar. Incident është shënuar edhe në Vaun e Dejës, ku kandidati i PS është kërcënuar.

Deri më tani pjesëmarrja në votime është ende e ulët dhe situata në përgjithësi për qarkun është e qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA