PE, skaner për zgjedhjet

07/05/2011 15:10

Zgjedhjet lokale do të ndiqen me shumë vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga Parlamenti Europian që kanë sjellë në Tiranë një delegacion monitorimi.

Eduard Kukan raportuesi për Shqipërinë ka mbërritur në Tiranë duke zhvilluar disa takime.

Gjatë një interviste për Top-Channel zoti Kukan, fillimisht i përgjigjet pyetjes se cili është qëllimi i vizitës.

“Parlamenti Europian vendosi të sjellë një mision ‘ad-hok’ vëzhgimi për zgjedhjet lokale në Tiranë. Kjo duhet të shikohet si një shenjë interesimi nga Parlamenti Europian për vëndin tuaj. Qëllimet e takimeve të misionit do t’i shërbejnë marrjes sa më shumë që të jetë mundur informacion nga shumë lojtarë në këtë shoqëri, siç janë ato qeveritare, opozita, media dhe organizata jo qeveritare. Qëllimi këtyre takimeve është mbledhja e sa më shumë informacioni që do të raportohet në Parlamentin Europian”, u shpreh Kukan.

TCH – Nga takimet që keni zhvilluar deri më tani dhe informacioni i mbledhur a besoni se parapërgatitjet për zgjedhjet janë të mjaftueshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta?

“Të gjithë ne shpresojmë që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të drejta. Deri tani që flasim kemi zhvilluar tre takime dhe shpresojmë që zgjedhjet të jenë organizuar ashtu siç duhet. Të dielën do të marrim përgjigjen e duhur për atë që ne presim”, tha Kukan.

TCH – Nëse këto zgjedhje nuk do t’i arrinë standardet e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar a do të shikojnë sanksione të mundëshme të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë?

“Unë nuk do të doja të spekulloj se çfarë do të ndodhë. Le të presim rezultatin”, deklaroi Kukan.

Rëndësia e këtyre zgjedhjeve ka sjellë në Tiranë edhe drejtorin e përgjithshëm të ODIHR, Janes Lenarcic. Do të jenë 596 vëzhgues ndërkombëtar nga 30 shtete të ndryshme, vëzhgimet e të cilëve në terren për llogari të  OSBE-ODHIR do të përmblidhen në raportin përfundimtar.

Krahas tyre do të jenë edhe 2200 vëzhgues vendore. OSBE-ODHIR do të japë vlerësimin për këto zgjedhje të martën gjatë një konference për shtyp nëpërmjet kryevëzhguesit të këtij misioni amerikanit Jonathan Stonestreet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA