Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi deklaron se Bashkimi Evropian duhet
ta qartësojë pozicionin e vet në Kosovë, pasi konfuzioni shihet qartë në
emërimin e një përfaqësuesi të përkohshëm.

“Mendoj që BE-ja duhet ta mendojë shkallën e përfaqësimit më të lartë sesa e ka pasur deri më tani. Nëse e ka pasur një zyre ndërlidhëse, them se tani duhet të mendojë që ta bëjë një mision, njesoj si edhe në vendet e tjera”, tha Kuci, bën të ditur Telegraf.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Brukseli ka nevojë që t’i heqë dilemat që i ka në raport me Kosovën në mënyrë që t’i mundësojë shtetit më të ri të ecë përpara në proceset integruese dhe kontraktuese me BE-në dhe vendet anëtare.

Top Channel