Parlamenti i Kosovës diskutoi të premten rreth situatës së sigurisë në
veri të vendit. Gjatë debatit deputetët shprehën shqetësimin për
gjendjen atje dhe kërkuan që sa më parë të veprohet për të vënë
kontrollin e institucioneve në atë pjesë të vendit.

Ata, sipas Radio Televizionit të Kosovës, kritikuan edhe misionin e EULEX-it për rezultatet të pakta në vënien e rendit dhe ligjit.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi e përmendi si prioritet të qeverisë edhe bartjen e kompetencave të EULEX-it te institucionet e vendit.

Top Channel