Jerry Bruckheimer, producenti i rekordeve
07/05/2011 13:20
“Përkufizimi si producenti më i madh i të gjitha kohërave më tremb”.
Kështu thotë Jerry Bruckheimer, që në karrierën e tij ka prodhuar mbi 40 filma dhe me sagën “Piratët e Karaibeve” ka arritur rekordin e 2 miliardë 600 mijë dollarëve.
Kapitulli i katërt, “Përtej kufijve të detit”, me Johnny Depp dhe Penelope Cruz, do të jepet jashtë konkursit në festivalin e ardhshëm të Kanës.
Bruckheimer është i njohur edhe për sagën “Tranformers”, si dhe një seri filmash të tjerë aksion si “The Rock”, “Conair”, “Gone in 60 seconds”, etj.
Top Channel