“Enciklopedia Maqedonase”, edhe pse një dokument i kontestuar dhe i shpallur i pavlefshëm, është shfrytëzuar nga zyrtarë maqedonas për promovim jashtë vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, ministra, ambasadorë dhe funksionarë të lartë shtetërorë maqedonas në takimet e tyre jashtë vendit kanë shpërndarë “Enciklopedinë Maqedonase”.

“Kemi informacione për një gjë të tillë. Kjo i ka ndodhur një funksionari shqiptar, pjesë e një delegacioni, kur ministri maqedonas i ka shpërndarë homologut të tij të jashtëm një kopje të enciklopedisë së kontestuar”, ka deklaruar për “INA” një zyrtar shqiptar.

Zyrtari në fjalë, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka bërë thirrje që kjo cështje të shqyrtohet me vëmendje.

Top Channel