Dështon ideja e Shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, për krijimin e
një mekanizmi ad-hoc nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për hetimin e
akuzave të Dick Marty-t për tregtinë me organe njerëzore në Kosovë gjatë
vitit 1999.

Ambasadorët perëndimorë e hodhën poshtë atë, sapo mbërriti në New York, Megjithatë, ai do të përpiqet ta shtyjë idenë e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 12 maj.

Sipas një dokumenti të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, bëntë ditur Telegraf, diplomatët e shteteve përkrahëse të Kosovës, me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, nuk kishin lënë asnjë dilemë.

Top Channel