Cërrik, aksident rrugor, vdesin dy të rinj

07/05/2011 08:20

Aksident i rëndë automobilistik në aksin Cërrik-Papër, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Ura e Zezë, kur një automjet me targa të huaja u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Drejtuesi i makinës 23-vjecari Shkëmb Hysaj dhe pasagjerja 22-vjecare Eriola Kurti, humbën jetën.

Ndërkohë rëndë janë plagosur Brunilda Kullolli, Xheni Toska, Leonard Allsani, Enea Hysi dhe Oligert Shallmi.

Sipas informacioneve të fundit mendohet se të rinjtë janë studentë në Elbasan. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Top Channel