Bulqizë, përplasje më policinë

07/05/2011 16:05

Kreu i Partisë Socialiste në Bulqizë-Dibër, Artur Kala ka denoncuar një incident të ndodhur përgjatë mbrëmjes së të premtes mes forcave të policisë së Dibrës dhe simpatizantëve të PS-së.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 kur forcat e policisë së Dibrës me dy furgonë policie dhe një makinë private janë konfliktuar me kandidatin e PS-së për Bashkinë e Bulqizës.

Shkak raportohet të jetë bërë tentativa e disa policëve civilë për të ndaluar me forcë përpara shtabit elektoral të PS-së Bulqizë disa simpatizantë të kësaj partie.

Kjo situatë ka tensionuar për rreth 30 minuta të dyja palët.

“Ju bëjmë thirrje drejtorisë së policisë së qarkut Dibër që të tërheqë policët civilë nga Bulqiza”, theksoi Artur Kala, kreu i PS-së në Bulqizë.

Edhe kandidati për kryetar bashkie i bën thirrje policisë së Dibrës të largojë forcat nga Bulqiza dhe të mos përdoren politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA