Autoritetet braziliane kanë goditur një grup kriminal serb të trafikut të drogës, në një operacion ku janë arrestuar 16 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave 8 nga personat e arrestuar janë shtetas serbë, të cilët synonin transportin e drogës në Evropë.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme në Serbi kanë saktësuar se mes të arrestuarve është edhe Goran Neshic, një ndër më të kërkuarit nga drejtësia serbe.

Burimet shtojnë më tej se gjatë hetimeve dyvjecare janë sekuestruar edhe 620 kilogramë kokainë, që në treg do të kapte vlerën prej 1.2 milionë euro.

Top Channel