“Diva e muzikës shqiptare”

07/05/2011 16:25

“Diva e muzikës shqiptare”. Kështu e vlerëson REUTERS këngëtaren Aurela Gaçe e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2011” që zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Finalja e konkursit të këngës europiane do të zhvillohet më 14 maj.

Shpesh e kanë krahasuar me Tina Turner, diçka që e gëzon.

“Tina Turner është idhulli im. Jam mirënjohëse nëse njerëzit shikojnë këtë lloj energjie brenda meje, por mbi ta gjitha e ndjej në lëkurë.  Unë e di se çfarë jap dhe ajo vjen nga zemra ime. Zemra ka një trup dhe një fytyrë, quhet Aurela”, thotë këngëtarja shqiptare.

“Kënga ‘Feel the Passion’ ishte fituesja e ‘Festivalit të 49-të të këngës’ në RTSH. Në shqip ‘Kënga ime’, i jep Aurelës, të tretin çmim të parë, në festivalin e këngës në Shqipëri. E përkthyer në anglisht ka një ndjenjë mesdhetare”, shkruan REUTERS.

37 vjeçarja Gaçe, ka udhëtuar në Turqi, Greqi dhe Kosovë për të promovuar këngën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA