Zgjedhjet, policia e Tiranës: Do të zbatojmë ligjin
06/05/2011 10:40
Drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur se efektivat do të zbatojnë
ligjin dhe do të jenë në shërbim të publikut në ditën e zgjedhjeve.
Kreu i policisë Sajmit Muca theksoi se blutë do të marrë në ruajtje qendrat e votimit që më 7 maj, ku edhe ndodhen materialet zgjedhore dhe më pas do të shoqërojnë kutitë e votimit për në qendrat e numërimit të votave.
“Nëse do të vërehen qëndrime joligjore dhe të padrejta ne do të marrim masat e duhura. Policia do të zbatojë ligjin duke qenë e paanshme dhe gjithnjë në shërbim të publikut”, tha Muca.
Top Channel