Will dhe Kate, si “Runaway bride”

06/05/2011 14:45

Londra ishte bërë gati për gjithcka, edhe për një “jo” të nuses, në rast
se Kate Middleton nuk do ta kishte duruar dot stresin dhe do të kishte
ndërruar mendje në minutën e fundit.

Shërbimet sekrete britanike kishin gati një plan të detajuar, të koduar “operacioni kungull”, për të ndalur arratinë eventuale të bukuroshes.

Dhjetra agjentë sekretë ishin fshehur mes turmës përpara Westminister dhe ishin gati për të formuar një kordon sigurie për të ndalur nusen.

Nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur, dasma e shekullit do të kishte përfunduar si filmi “Runaway Bride”, me Richard Geer dhe Julia Roberts, ku kjo e fundit interpreton një nuse që braktis burrat në altar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA