Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic ka deklaruar se atij
nuk i duhet leja e qeverisë së Kosovës për të vizituar Prishtinën.

“Për vizitën time në Prishtinë nuk është e nevojshme leja e autoriteteve të Kosovës, por tani kjo është më pak e rëndësishme. Me rëndësi është që takimi po zhvillohet jashtë kornizës së takimeve formale në Bruksel”, ka pohuar Stefanovic.

Më herët, pasi njoftoi vizitën e tij në fillim të javës, zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuci tha se Prishtina do ta lejojë negociatorin serb të hyjë në territorin e saj, me kusht që të ketë kujdes fjalorin politik.

Stefanovic ka nënvizuar se në Prishtinë do të zhvillojë takime joformale me anëtarët e ekipit negociator kosovar.

Por nga ana tjetër, negociatorja kosovare Edita Tahiri ka vlerësuar se, nuk është momenti i duhur që zyrtarët kosovarë të takohen me shefin e negociatorëve të Beogradit.

Top Channel