Rusi, kthehet makthi i zjarreve
06/05/2011 12:00
Kthehet makthi i zjarreve në Rusi, që verën e kaluar vranë 60 persona
dhe përhapën tym toksik në kryeqytet për shkak të thatësirës së gjatë.
Edhe këtë vit, zjarret e para janë verifikuar në Siberi dhe në ekstremin lindor rus, ku flakët kanë shkaktuar vdekjen e një zjarrfikësi në rajonin e Zabaikalit.
Në të njëjtin vend, bën të ditur agjencia e lajmeve Interfax, janë djegur 4300 hektarë pyje dhe 1250 hektarë fushë.
Autoritetet ruse kanë deklaruar se pavarësisht rrezikut, nuk ka ende nevojë që në këtë zonë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Top Channel