Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se situata
në vend është e qetë, por e brishtë, sidomos në veri ku veprojnë grupet e
krimit të organizuar.

Duke folur në Parlament, Rexhepi është shprehur se vendosja e rendit dhe ligjit janë prioritet i dikasterit të tij.

Por nga ana tjetër ai ka nënvizuar se ka një seri problemesh që vijnë si pasojë e kontrabandës së mallrave që kryhet në veri, që sipas tij mund të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Në nivel vendi marrëdhëniet ndëretnike janë ngritur, por në veri niveli është ende i ulët pasi herë pas here ka tensione të shkaktuara nga grupet kriminale që financohen nga Serbia”, ka deklaruar Rexhepi.

Top Channel