Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit përsa i përket të ardhurave që vijnë nga emigrantët.

Kështu thotë një sondazh i institutit Gallup, sipas të cilit 3 për qind e të rriturve që jetojnë në një shtëpi marrin remitanca nga dikush që jeton jashtë shtetit.

Sipas sondazhit, Kosova në këtë drejtim është e para, me 23 për qind, e ndjekur nga Shqipëria me 20%, Maqedonia me 12 për qind, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi me nga 11 për qind dhe Serbia me 7%.

Top Channel