Opozita në Libi ka hartuar një “road map” për vendin, që do të ndiqet kur koloneli Muammar Gaddafi të bjerë nga pushteti.
Plani përfshin ngritjen e një qeverie teknike, mbajtjen e zgjedhjeve dhe hartimin e një kushtetute të re.
Mahmoud Jibril, drejtues i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, e prezantoi projektin për Libinë e post-Gaddafi-t në takimin e Grupit të Kontaktit të zhvilluar në Romë.
Ndër të tjera, ai mirëpriti planin e ndihmave të miratuar nga 22 vendet anëtare për rebelët në Libi.
Ai sqaroi se qeveria e përkohshme do të marrë menjëherë detyrën për të qeverisur vendin dhe për të garantuar rendin publik.
Jibril ftoi ndërkombëtarët që të vëzhgojnë zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Libi, në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Top Channel